Hoxhaj: Mbështetja evropiane dhe amerikane e unitetit politik e solli pavarësinë në Kosovë

Sipas ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Hoxhaj, mbështetja amerikane dhe evropiane e unitetit politik mbipartiak e solli pavarësinë në Kosovë, ekip ky që ishte i përfshirë në bisedimet e Vjenës 2006/2007 për statusin e Kosovës, e të cilët, të martën i ka mbledhur për drekë Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Hovenier

"Ekipi i Unitetit" të mbledhur në drekën e organizuar nga ambasadori amerikan, Hovenier

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mbështetja amerikane dhe evropiane e unitetit politik mbipartiak e solli pavarësinë në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar për ecurinë e takimit të dytë të “Ekipit të Unitetit”, takim ky të cilin e ka organizuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Mbështetja amerikane dhe evropiane e unitetit politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë! Me ftesë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey M. Hovenier, u takuam sërish bashkë, pjesëmarrësit në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës për ta nderuar Kai Sauer, Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës”, ka shkruar Hoxhaj.

Mysafir në këtë takim ishte edhe ish-këshilltari i Ahtisaarit, tani Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës, Kai Sauer.

Ndryshe, të martën e pesë korrikut, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mblodhi për drekë ish “Ekipin e  Unitetit” të Kosovës, që ishin përfshirë në bisedimet e Vjenës 2006/2007” për statusin e Kosovës.

Ish presidenti Fatmir Sejdiu, Blerim Shala – këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj – ish ministër i Punëve të jashtme,  Ylber Hysa – ish ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe ish kryeministri Agim Ceku janë disa nga personalitetet që ambasadori Hovenier i ftoi në drekë.

Të gjithë këta dhe të tjerët, ishin të  përfshirë direkt në procesin e fazës para pavarësisë së Kosovë, në vitet 2005-2007, kur po diskutohej statusi final i Kosovës.

I ftuar ishte edhe Kai Sauer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit, emisar i OKB-së në negociatat për statusin final të Kosovës.

Një gjë të tillë, e bëri të ditur ambasadori Hovenier, përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Jam i lumtur që do të shtroj një drekë sot për Ambasadorin Kai Sauer, nënsekretarin e Shtetit – Politika e Jashtme dhe Siguri, të Ministrisë së Jashtme të Finlandës dhe anëtarët e ‘Ekipit të Unitetit’ të Kosovës. Ne diskutuam punën tonë kolektive të viteve 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Një takim të ngjashëm, Hovenier e ka realizuar më 31 maj 2022.

Hovenier në vitin 1999 ishte pjesë e stafit të të dërguarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Martti Ahtisaari, si dhe në angazhime të përkohshme në vendet fqinje si Serbi dhe Mal i Zi.

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007”, kishte shkruar Hovenier.

Hovenier mirënjohës për “Ekipin e Unitetit”

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika