Një person ka ndërruar jetë të mërkurën në Obiliq, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës afër një mikseri betoni.
Policia njofton se viktima, një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në QKUK, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.