Humb jetën shoferi që u vetaksidentua te “Kroi i Mbretit”

Ka humbur jetën shoferi që u vetaksidentua sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te “Kroi i Mbretit”.

Shoferi kishte marrë lëndime të rënda me ç’rast nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Lidhur me njoftimin rreth aksidentit që ua kemi përcjellë më herët, nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor,  tashmë është pa shenja jete”, ka shtuar Krasniqi për Dukagjinin.

Një person është dërguar për tretman mjekësor të shtunën pas lëndimeve të marra nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë-Pejë saktësisht te “Kroi i Mbretit”.

Këtë e kishte konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Në aksident është përfshirë vetëm një veturë e cila ka dalë jashtë rrugës.

“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroi i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika