Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

Hungaria pritet të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO më 26 shkurt, duke hapur rrugën për anëtarësimin e Suedisë si anëtarja e 32-të e aleancës. Pas vizitës së kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, në Hungari dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje për armë, votimi në Parlament pritet të kalojë pa probleme

Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë pranimin e Suedisë në NATO, duke larguar pengesën e fundit në mënyrë që shteti nordik të bëjë një hap historik dhe të bëhet anëtarja e 32-të e aleancës.

Votimi në Parlamentin hungarez pritet të kalojë pa probleme pas vizitës që kryeministri suedez, Ulf Kristersson, bëri të premten e kaluar në këtë shtet, vizitë gjatë së cilës Hungaria dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje për armë.

Hungaria është shteti i fundit që ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në aleancë.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, Suedia, së bashku me Finlandën hoqën dorë nga politika e tyre e neutralitetit ushtarak.

Finlanda u bë anëtare e NATO-s vitin e kaluar, ndërkaq Suedia u përball me vonesa në ratifikim nga Turqia dhe Hungaria, shtete që kanë raporte të mira me Rusinë.

Turqia kërkoi nga Suedia që të ndërmerrte veprime më të ashpra kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit që gjenden në Suedi, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit në NATO, raporton REL.

Suedia ndryshoi ligje dhe zbuti rregullat për shitjen e armëve në mënyrë që të plotësonte kërkesat e Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka lidhur ratifikimin edhe me miratimin e shitjes së avionëve amerikanë F-16 për Turqinë dhe tani Ankaraja pret që të punojë me Shtetet e Bashkuara që të ketë një mbështetje në Kongres për shitjen e këtyre fluturakeve luftarake.

Ndërkaq, hezitimi i Hungarisë për ratifikuar pranimin e Suedisë kishte të bënte kryesisht me kritikat suedeze për demokracinë në Hugarinë e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban.

Me pranimin e Suedisë dhe të Finalndës, NATO-ja do të shënojë zgjerimin më të madh që në vitet ’90.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika