Hyseni: Asociacioni do të jetë platformë për konfliktet e ardhshme

Asociacioni do të jetë platformë për konfliktet e ardhshme, sepse Kosova dhe Serbia nuk janë duke i rregulluar marrëdhëniet, kjo është vetëm një fazë në të cilën po hyjmë, që është ndarje etnike, ka thënë Zgjim Hyseni nga PSD-ja

Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe do të jetë platformë për konfliktet e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Hyseni ka thënë se problemi më i madh qëndron se Asociacioni nuk po siguron paqe.

“Asociacioni është një platformë nacionaliste. Nuk duhet të shihet Asociacioni vetëm si përmbajtje që mundet të na dëmtojë tash. Asociacioni do të jetë platformë për konfliktet e ardhshme, sepse Kosova dhe Serbia nuk janë duke i rregulluar marrëdhëniet, kjo është vetëm një fazë në të cilën po hyjmë, që është ndarje etnike. Asociacioni do të jetë mënyra qysh do të përdoret për poenë politikë, për popullizëm, këtej dhe andej kufirit. Asociacioni nuk po siguron paqe, ky është problemi më i madh”, u shpreh ai.

Po ashtu, Hyseni theksoi se çështja e targave, riregjistrimi i tyre dhe fluksi i qytetarëve për t’i regjistruar makinat e tyre në veri janë si rezultat i procesit të pranimit të Asociacionit.

“Targat po pranohen si rezultat i procesit të pranimit të Asociacionit. Telekomi i Serbisë prej Qeverisë së Serbisë u ka dërguar sms qytetarëve: shkoni merrni targat se e kemi marrë Asociacionin”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika