Hyseni: Stërvitjet ushtarake pranë kufirit janë provokuese për qytetarët

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar ndaj stërvitjeve ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Gjilanit, duke i cilësuar ato si shqetësuese dhe provokuese për qytetarët.

Sipas tij, prania e forcave ushtarake dhe mjeteve ajrore pranë zonave të banuara po krijon ndjenjë pasigurie dhe tension të panevojshëm te qytetarët, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme.

“Stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Komunës tonë, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët tanë. Prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Hyseni u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë nga afër situatën dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai theksoi se qytetarët meritojnë qetësi dhe siguri, duke shtuar se Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të qëndrojë pranë tyre në mbrojtje të interesave të tyre.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika