I caktohet masa e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e 27-vjeçares argjentinase

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi ka bërë të ditur se masa e paraburgimit prej një muaji i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e 27-vjeçares argjentinase

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Shtetastit zvicran njëherit, të dyshuarit për vrasjen e shtetases argjentinase, 27-vjeçare, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Më herët të mërkurën, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur jetën një shtetase e Argjentinës, pasi dyshohet të ketë rënë nga një lartësi e objektit në Fushë-Kosovë.

Në raportin 24-orësh të policisë, ky rast është iniciuar si “Vrasje”, ku si i dyshuar është cilësuar personi me të cilin ka qenë duke qëndruar së bashku, shtetas zviceran i cili është arrestuar nga policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mengjesit të së mërkurës në Fushë Kosovë.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika