I kërkuar nga Finlanda për trafikim droge, arrestohet nga Policia shqiptare 40-vjeçari nga Kosova në Morinë

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, është arrestuar nga Policia shqiptare në pikën kufitare të Morinës në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, identifikuan dhe ndaluan shtetasin Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë verifikimeve, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, në Finlandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të RSh-së, 40-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:
Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Distriktit Jugor Helsinki ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit në Finlandë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika