​I mbijetuari i masakrës së Reçakut rrëfen tmerrin e 15 janarit 1999

I mbijetuari i masakrës, Aziz Beqiri ka rrëfyer tmerrin e masakrës së Reçakut të 15 janarit 1999

I mbijetuari i masakrës, Aziz Beqiri

I mbijetuari i masakrës, Aziz Beqiri jeton me kujtimet e pamjet e tmerrshme të trupave të vrarë e të masakruar. Ai rrëfen për KosovaPress, mëngjesin e 15 janarit, ditën kur u vranë më shumë se 40 civilë. “U kanë hequr zemrën dhe mushkërinë”, shprehet ai derisa tregon se si kishte parë trupat e fëmijëve, grave, e pleqve në “Kodrën e Bebushit”.

Ai kujton mëngjesin e 15 janarit dhe thotë se atë çfarë i kanë parë sytë është një tmerr.

“15 janari ka qenë një tmerr i madh për katundin tonë, është bërë masakër e paparë me sy dhe neve edhe para kësaj date janë munduar të na provokojnë e kanë tentuar të hyjnë, kanë plagosur civilë, mirëpo më 15 janar kanë vrarë 44 civilë. Rreth orës 06:45 na kanë rrethuar, kanë pasur një armëpushim pasi ka qenë Ramazan (muaji i shenjtë për myslimanët) dhe tre ditë para Bajramit, në natën e madhe ndodhi kjo. Kanë vrarë në çdo lagje dhe këta 29 (persona) kanë hyrë me një shtëpi i kanë marrë, i kanë shti në oborr e kanë ushtruar dhunë fizike kundër tyre, i kanë molisur dhe më pas u kanë thënë dilni se ju shpëtojnë UÇK-ja. Kur na kanë rrethuar ne, kanë hyrë në stacionin e policisë në njërën anë dhe kanë hyrë në çdo lagje duke ushtruar dhunë, kemi njerëz që u kanë hequr edhe zemrën e mushkëritë”, tregon ai.

Po atë ditë, Azizi thekson se nuk e dinin saktë se sa është numri i të vrarëve në Reçak dhe bashkë më të mbijetuarit e tjerë kishin shkuar në mal. Ai rrëfen se si panë trupat e masakruar.

“Mirëpo në ditën e parë ne i kemi lajmëruar si të kidnapuar 17 të vrarë, 13 të plagosur, sepse nuk kemi qenë në dijeni çfarë është bërë, nuk kishte dëshmi çfarë ka ndodhur, secili ishin strehuar nëpër vende që të shpëtojnë. Më pas, me datën 16 (janar) kemi dalë me këqyr në mal mos ka të plagosur, mos ka nevojë ndokush për ndihmë, pra kemi qenë rreth pesë persona që kemi dalë të shikojmë terrenin, dhe kur jemi dal një shok i imi ka qenë para meje dhe i kam thënë nëse takohesh me ata ma bëjë me dije, pasi ishim lodhur dhe kisha frikë se po alivanosesha. Ai më ka thirrur dhe e kam pyetur nëse ka diçka e më tha që këtu i paskan vrarë të gjithë.

Kam shkuar të ata dhe i kam thënë shokut t’ia marrim shënimet e t’i lajmërojmë tek ai që ka qenë për informim, Fehmi Mujota. I morëm emrat, ka pasur njerëz prej katundit tim që edhe nuk i kam njohur siç i kishin masakruar duke i lënë pa sy e pa zemër, ka pasur edhe pa kokë… I kemi marrë shënimet dhe i larguam, edhe pse thoshin se po dalin prapë serbët mirëpo ne vazhduam. Kur kemi dalë të xhamia, një dron vëzhgues dhe tha a po dini në Reçak se si është gjendja, sepse edhe para se të ndodhë kjo ne kemi pasur takime me vëzhgues çdo ditë, sa ka popullatë e sa po tërhiqen dhe ia tregova gjendjen, pasi e kërkoi… Gjithë ditën ka pasur vëzhgues, gazetarë e diplomatë. Më pas erdh një pëlqim një katund që t’i tubojmë kufomat në xhami më 16 dhe t’i varrosim më datën 17 dhe kërkuam ndihma Petrovën, dhe na ndihmuan, gjithë natën i kemi mbuluar me nga një peshqir për t’i varrosur me 17”, shton ai.

Ai kërkon drejtësi për të gjithë banorët e fshatit, të cilën u vranë mizorisht 24 vjet më parë.

“Të mos mendojë edhe BE dhe ndërkombëtarët që është demokratizuar kryetari i Serbisë që sot mundohet të gënjejë për ambasadorin Walker, mirëpo gjendjen reale e ka treguar ky dhe këtë e quajmë hero dhe është njeri me vlerë për ne”, thotë ai.

24 vjet më parë në fshatin Reçak u vranë e masakruan mbi 40 banorë. Një ditë më pas, ambasadori William Walker kishte deklaruar publikisht se është krim kundër njerëzimit dhe gjenocid./kp/

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika