Një burrë ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi ishte dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte i moshuar teksa hetimet për vdekjen kanë nisur, njofton Dukagjini.
“Viktima mashkull kosovar, i moshuar, është sjellë në emergjencë në gjendje të rënduar, ndërsa mjeku kujdestar ka vërejtur se viktima është pa shenja jete dhe ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
