I nënshtrohet operimit njëri nga të plagosurit në Mramor

Njëri nga të plagosurit në Mramor të Prishtinës, i është nënshtruar operacionit, teksa gjendja e të dy të lënduarve raportohet të jetë stabile

QKUK

Pas raportimit se të dielën e një majit, dy persona kanë mbetur të plagosur nga një armë zjarri në Mramor të Prishtinës, njëri nga ta, tashmë i është nënshtruar një operacioni.

Këtë për RTV Dukagjini, e ka bërë të ditur mjeku kujdestar, Sami Bajqinca.

“Njërin nga të plagosurit tashmë e kanë dërguar në sallë, për t’iu nënshtruar një operacioni”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Bajqinca bëri të ditur se gjendja e të dy të plagosurve është stabile.

“Gjendja e të dy të lënduarve është stabile”, shtoi ai.

Ndryshe, të dielën, është raportuar për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramor të Komunës së Prishtinës.

Kjo për RTV Dukagjinin është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, të plagosurit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, shtoi ai.

Po ashtu, Borovci ka theksuar se aktualisht hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që e karakterizojnë rastin.

Plagosen dy persona në Mramor të Prishtinës

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika