I përfshirë së paku në 10 raste të vjedhjeve, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Në Gjilan është arrestuar i dyshuari që ka qenë i përfshirë së paku në dhjetë raste të vjedhjeve dhe të vjedhjeve të rënda

Ilustrim

Sot është arrestuar një i dyshuar për “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rëndë” në Gjilan.

Për të dyshuarin janë gjetur prova të mjaftueshme se i njëjti ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” të ndodhura në qytetin e Gjilanit.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari ka qenë i përfshirë në së paku dhjetë (10) raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” të ndodhura në qytetin e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika