Identifikohet i dyshuari i pestë për dhunimin e 11-vjeçares, policia në kërkim të tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona dhe ka identifikuar të dyshuarin e pestë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë





Policia e Kosovës ka identifikuar edhe të dyshuarin e pestë, lidhur me rastin e dhunimit ndaj 11-vjeçares në Prishtinë.

Pas hetimeve intensive të kryera nga hetuesit rajonal kompetentë, të hënën e 29 gushtit janë arrestuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar, përderisa është identifikuar edhe personi i pestë i dyshuar për përfshirje në rastin “dhunim”.

“Lidhur me rastin e “dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër persona, personi i pestë është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjetur në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona dyshohen se e kanë dhunuar seksualisht një të mitur në komunën e Prishtinës. Viktima është vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare.

Sipas mediumit në fjalë, dhunimi ka ndodhur nga ora 17:30 deri në 00:33, kështu viktima ka qenë viktimë e dhunës seksuale për shtatë orë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, për Rtv Dukagjinin e ka konfirmuar masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, në një përgjigje me shkrim për Portalin Dukagjini ka thënë se prokurori i shtetit e ka caktuar masën e parabaurgimit për dy persona të dyshuar.

Për njërin nga të dyshuarit është kërkuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, kurse për tjetrin, i cili sipas prokurorisë, është i moshës së mitur, 24 orë.

Të dy personat dyshohen se e kanë kryer veprën penale “Dhunimi”.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar, personi madhor është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa i mituri në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Dhunimi’, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.

Ulaj ka bërë të ditur se për rastin në fjalë, janë “duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante”.

Tutje, ajo ka shtuar se meqë rasti ka të bëjë me procedurë për të mitur, nuk mund të jepen informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë.

Rasti i dhunimit në Prishtinë, Gjykata cakton masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika