“Ikona e përhershme që i shton hijeshi Panairit”

Nën moton ‘’Përgjigjja është libri’’, hapi sot dyert Panairi i 24-t i Librit në Prishtinë. Shtëpia botuese "Dukagjini" po prezantohet me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në Kosovë

"Dukagjini"

Nën moton “Përgjigjja është libri’’, hapi sot dyert Panairi i 24-të i Librit në Prishtinë.

Shtëpia më e madhe botuese në Kosovë “Dukagjini” po prezantohet me një ofertë mjaft të përshtatshme për të gjithë dashamirësit/et e librit në këtë panair.

  • 30% zbritje në të gjitha botimet për fëmijë
  • 40% zbritje në kolanën “Anima”; dhe deri në
  • 50% zbritje në të gjitha botimet e tjera të “Dukagjini”-t.

Në ofertën e “Dukagjini”-t, ju mund të gjeni tituj të përzgjedhur të librave nga fusha të ndryshme; letërsia, filozofia, sociologjia, kritika, biografitë e deri te librat për fëmijë. Jua rikujtojmë se shtëpia botuese “Dukagjini” vjen me 35 botime të reja, prej të cilave 14 janë botime ekskluzive për këtë Panair. Kjo dëshmon punën e palodhshme të ekipit të shtëpisë sonë botuese drejt qëllimit të vetëm – pasurimit të botës letrare e intelektuale.

E njohur për kolanat e saj klasike si “Fryma”, “Rozafa” dhe “Balkan Books”, në dy vitet e fundit, kjo shtëpi botuese ka zgjeruar gamën e saj me kolanat: “Anima”, “Magnum opus”, “Evropa kreative”, “Klasikët”, serinë e “Lektyrave shkollore” dhe serinë e librave të nobelistit Hermann Hesse, si dhe botimet e veçanta të autorëve të huaj e shqiptarë, për të rritur dhe fëmijë. Secila kolanë është pasuruar me tituj të rinj dhe shumë të veçantë që presin të shfletohen nga ju.

“Dukagjini”

Shtëpia botuese ofron edhe botime të reja nën imprintin “Lekë”, për të interesuarit e ndjekësit e librave më të fundit, nga fusha të ndryshme.

Shfrytëzoni këto oferta të kufizuara dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje me vlerë të veçantë letrare e kulturore. Mos harroni ta vizitoni stendën “Dukagjini” në Panairin e Librit në Prishtinë dhe të shfrytëzoni këtë mundësi të shkëlqyeshme për ta zgjeruar koleksionin tuaj të librave!

Kjo ofertë është një shenjë e qartë e angazhimit të “Dukagjini” në promovimin e leximit dhe kulturës së librave në Kosovë.

Nën moton “Përgjigjja është libri”, edicioni i 24 -të i Panairit të Librit në Prishtinë do të mbahet në Pallatin e Rinisë, nga 5 deri më 9 qershor. Panairi organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës dhe këtë vit pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju mirëpret në shtandin e saj!

“Dukagjini”

“Dukagjini” pasuron botën e librit, 35 botime të reja, gati për panairin “Prishtina 2024”

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika