IKShPK: Në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor, por të shtohet kujdesi

Edhe pse nuk ka asnjë rast të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor nuk është larguar mundësia e shfaqjes së tij në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të jenë të kujdesshëm nga pickimi i mushkonjave

Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka bërë të ditur se në Kosovë nuk ka virus të Nilit Perëndimor, por nuk ka larguar mundësinë e shfaqjes së tij.

Po ashtu, IKPSHPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes nga pickimi i mushkonjave, edhe pse nuk ka raste të raportuara me këtë virus.

Ndërsa, virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në Ballkan, ka bërë që ekspertët e IKSHPK-së të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së virusit.

“Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shenjat dhe simptomat

Sipas IKShPK-së, simptomat e virusit Nili Perëndimor përfshijnë, dhembje koke, temperaturë, shtrëngim në qafë, shtangie, dezorientim, komë, dridhje, konvulsione, dobësim të muskujve dhe paralizë.

“Është llogaritur se rreth 1 në 150 persona të infektuar me VNP do të zhvillohet një formë më e rëndë e sëmundjes. Sëmundja serioze mund të shfaqet te njerëzit e secilës moshë, mirëpo njerëzit mbi moshën 50- vjeçare dhe personat me imunitet te zbehur (p.sh. pacientët me transplantime) janë në rrezik të madh që të sëmurën rëndë pas infektimit me VNP. Periudha e inkubacionit prej 3 deri në 14 ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Përhapja e virusit

Sipas IKSHPK-së, infeksioni te njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara. Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilët qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë.

Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktojë sëmundje.

Virusi mund të bartet gjithashtu edhe nëpërmjet kontaktit me kafshët e tjera të infektuara, nga gjaku apo indet e tjera.

Nga njoftimi i tyre është bërë e ditur se është regjistruar vetëm një rast i bartjes së virusit NP prej nënës te fëmija me rrugë transplacentare.

Deri më sot nuk ka të dokumentuar asnjë rast të bartjes nga njeriu në njëri të VNP nëpërmjet kontaktit të zakonshëm si dhe nuk janë raportuar raste të bartjes së virusit te punëtorët shëndetësorë, kur janë vendosur masat standarde paraprake të kontrollit të infeksionit.

Parandalimi i virusit

Sipas IKSHPK-së, pasi shpërthimet e epidemive të virusit në fjalë nuk ndodhin fillimisht në njerëz, një mbikëqyrje shëndetësore aktive e shëndetit të kafshëve për gjetjen e rasteve të reja është esenciale në sigurimin e lajmërimit të hershëm për autoritetet veterinare dhe shërbimet shëndetësore humane.

Po ashtu, në mungesë të vaksinës, mënyra e vetme për të zvogëluar infeksionin në njerëz është përmes vetëdijesimit dhe edukimit të popullatës rreth masave që mund të ndërmarrin për të zvogëluar rrezikun e ekspozimit ndaj virusit.

Ndërkaq, laboratorët e Institutit Kombëtar janë të gatshëm të diagnostikojnë çdo rast të dyshimtë klinikisht me virusin e Nilit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika