India zëvendëson Kinën për prodhimin e iPhone 14

Javën e kaluar, Apple bëri të ditura planet për të prodhuar modelin e saj të fundit të telefonit - iPhone 14 - në Indi, një moment historik i rëndësishëm në strategjinë e kompanisë për prodhim edhe jashtë Kinës





Pesë për qind e prodhimit të iPhone 14 pritet të zhvendoset këtë vit, shumë më shpejt nga sa kishin parashikuar analistët.

Deri në vitin 2025, një e katërta e të gjithë iPhone-ve që prodhon kompania mund të prodhohet në Indi.

Apple ka prodhuar iPhone në qytetin jugor indian të Tamil Nadu që nga viti 2017, raporton BBC. Por vendimi për të bërë modelin e tyre kryesor në Indi është një hap i rëndësishëm.

iPhone 14, i cili po prodhohet në Indi

Qasja e ashpër e Pekinit për të zhdukur pandeminë ka çuar në bllokime industriale dhe ndërprerje të zinxhirit të furnizimit.

Si rezultat, firmat globale po adoptojnë gjithnjë e më shumë një strategji “plus one”. Gjithashtu duke shmangur investimin vetëm në Kinë për furnizim.

“Kompanitë nuk janë më të gatshme të ulen dhe të presin për një ndryshim politikash në Kinë,” tha Oscar De Bok, CEO i kompanisë DHL. “Ata duan të sigurohen që të kenë dy ose tre alternativa,” shtoi ai.

India, e cila është ekonomia e tretë më e madhe e Azisë, ka punuar shumë për ta pozicionuar veten si qendër prodhimi dhe eksporti.

Ajo ka një treg të madh vendas dhe talent të bollshëm me kosto të ulët.





Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika