Inflacioni në çmimet e konsumit në Kosovë arrin mbi 11 për qind

11.2 për qind është norma vjetore e inflacionit për muajin prill të vitit 2022

Ilustrim

Norma vjetore e inflacionit të matur në muajin prill të vitit 2022 ka arritur në 11.2 për qind, në raport me muajin prill të vitit të kaluar.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës, përmes publikimit të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Gjatë muajit prill të këtij viti, ka pasur ngritje prej 1.5 për qind në raport me muajin paraprak.

Ngritja e çmimeve theksohet kryesisht te produktet si, buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi dhe vezët.

Ndërkaq, yndyra ushqimore me 15.6 për qind pati shtrenjtimin më të madh në raport me muajin mars.

Ndryshimet mujore dhe vjetore të
çmimeve në përqindje

Po ashtu, është vënë re edhe ngritja e çmimeve të frutave dhe perime.

Shtrenjtim pësuan edhe pijet alkoolike, gazi, lëndët djegëse të ngurta, pajisjet shtëpiake, blerja e automjeteve, karburantet e shërbimet për transport e hotelieri.

Kurse, sa i përket inflacionit në bazë vjetore, buka e drithërat tash janë 24.3 për qind më shtrenjtë se një vit më herët, mishi 13.5 për qind, qumështi 21.7 për qind, ndërsa vajrat dhe yndyrat ushqimore 51.3 për qind.

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te energjia elektrike me 7.3 për qind, për shkak të rënies së konsumit në muajin prill krahasuar me muajin mars, me një ndikim prej 0.2 për qind në IHÇK.

Indeksi i harmonizuar vjetor i çmimeve të konsumit sipas viteve

Ndryshe, ASK, të premten e tetë majit kishte publikuar raportin e llogarive qeveritare për periudhën 2015-2021.

Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Të hyrat e Qeverisë për vitin 2021, sipas ASK-së, ishin dy milionë e 484 mijë 600 euro.

Sipas raportit të ASK-së, për periudhën 2015-2021, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, aktivetet dhe detyrimet financiare 11%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Kurse shpenzimet e Qeverisë, në vitin 2021 ishin 2 milionë e 376 mijë e 400 euro.

Gjatë vitit 2021, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar mbi 2 milionë e 300 mijë euro

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika