Inspektorati i Tregut (MINT) inspekton pikat e karburanteve dhe furrat e bukës, dënohen tri pompa të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka gjobitur tri pompa të derivateve, pas inspektimit të tyre, për shkak të mosrespektimit të përcaktimit të çmimeve ashtu siç parashihet me Udhëzimin administrativ

Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se të martën ka gjobitur tri pompa të derivateve pasi që është konstatuar se nuk kanë respektuar përcaktimin e çmimeve ashtu siç parashihet me Udhëzimin administrativ.

MINT, përmes një njoftimi në faqen zyrtare Facebook ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të U/A Nr.03/2022 për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse, ka filluar me publikimin e njoftimeve ditore të çmimeve maksimale të lejuara.

Në postim thuhet se Inspektorati i Tregut (MINT) në bashkëpunim me inspektorët e tregut në nivel komunal si dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, të hënën, kanë inspektuar pikat e karburanteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

‘’Gjatë inspektimeve të realizuara nga inspektorët e tregut të MINT në bashkëpunim me inspektorët e ATK-së, ka rezultuar që nga 22 pika të karburantit të inspektuara, te 19 Operatorë Ekonomikë është konstatuar që janë duke respektuar çmimet maksimale të lejuar, kurse 3 Operatorë Ekonomikë nuk kanë respektuar përcaktimin e çmimeve, prandaj të njejtët janë urdhëruar që menjëherë të rregullojnë çmimet sipas njoftimit të MINT dhe ndaj tyre janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi’’, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Gjithashtu në komunën e Gjilanit, inspektorët e tregut në bashkëpunim me inspektorët e metrologjisë dhe inspektorët e tregut në nivel komunal, kanë inspektuar disa Operatorë Ekonomikë/Furra të Bukës, me qëllim të verifikimit të çmimeve të bukës.

‘’Inspektorët e tregut kanë verifikuar çmimet, deklaracionin dhe peshën e bukës. Me këtë rast është konstatuar që ka ngritje të çmimit të bukës prej 0.50 € në 0.60 €. Inspektorët e tregut kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm për të vlerësuar nëse ngritja është si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të tjera si miell, vaj etj, është ngritje artificiale apo të pajustifikueshme. Pas vlerësimit do të merren masa në pajtim me legjislacionin në fuqi’’, shkruhet në njoftim.

Ndërsa, për çdo parregullësi MINT ka ftuar qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit (MINT) në numrin e telefonit 0800 11 000 apo në platformën: https://konsumatori.rks-gov.net/.

MINT njofton, gjithashtu, se inspektimet do të vazhdojnë çdo ditë në nivel vendi dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika