Inteligjenca Artificiale së shpejti do të verifikojë moshën e abonentëve në Instagram

Instagram, rrjeti social në pronësi të Meta, ka aktivizuar një metodë të re të verifikimit të identitetit për abonentët në Shtetet e Bashkuara

Instagram së shpejti do të verifikojë moshën e abonentëve

Metoda e Inteligjencën Artificiale do të përdoret për të verifikuar moshën e përdoruesve dhe për të parandaluar të miturit që të vijnë në kontakt me përmbajtje të papërshtatshme ose të ndaluara në Instagram.

Në fakt, nuk është e pazakontë që shumë të rinj të ndryshojnë datëlindjen pas regjistrimit, duke pretenduar se janë mbi 13 vjeç. Për të reduktuar këtë skenar, sistemi i AI i miratuar nga Meta do të hyjë në lojë pikërisht kur një përdorues, në cilësimet e profilit, të ndryshojë moshën e vendosur fillimisht nën 18 vjeç, për të futur një më të lartë.

Në atë moment, rrjeti social do t’ju kërkojë ta verifikoni duke përdorur një nga tre opsionet: ngarkoni dokumentin tuaj të identitetit, regjistroni një video-selfie ose kërkoni nga miqtë e përbashkët që të konfirmojnë moshën tuaj.

Instagram me versione të reja

“Po testojmë këtë metodë për t’u siguruar që adoleshentët dhe të rriturit të kenë përvojën e duhur për grupmoshën e tyre, ne jemi partnerë me Yoti, një kompani e specializuar në verifikimin e moshës në internet, për të siguruar privatësinë e njerëzve”, sqarojnë nga Meta.

Sipas faqes së internetit The Verge, teknologjia e Yoti është më pak e saktë për gratë dhe njerëzit me lëkurë të errët. Për më tepër, për fëmijët nën 24 vjeç, vlerësimet mund të jenë më pak se 2.5 vjet. Një analizë e vitit 2020 e sistemit të Yoti nga një palë e tretë jofitimprurëse gjeti 98,89% besim në një test global për të zbuluar njerëzit nën 18 vjeç ose mbi ose nën 25 vjeç.

Përveç testimit të menusë së re të opsioneve për të verifikuar moshat e njerëzve, Instagram përdor edhe Inteligjencën Artificiale për të dalluar mes adoleshentëve dhe të rriturve. AI na ndihmon të parandalojmë adoleshentët që të hyjnë në “Facebook Dating”, të rriturit që të dërgojnë mesazhe për të miturit dhe fëmijët që të marrin vetëm përmbajtje të kufizuar reklamimi. Qëllimi i Instagramit është të zgjerojnë përdorimin e kësaj teknologjie  në të gjitha shërbimet.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika