Inteligjenca amerikane paralajmëron: Putin mund ta testojë NATO-n me një sulm të kufizuar

Analizat e fundit të agjencive amerikane të inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Vladimir Putin mund të tentojë të testojë gatishmërinë dhe unitetin e NATO-s përmes një sulmi të kufizuar ndaj një vendi anëtar të Aleancës në vitet e ardhshme.

Sipas “Wall Street Journal”, që citon tre burime të njohura me vlerësimet e inteligjencës amerikane, janë analizuar disa skenarë të mundshëm të përshkallëzimit nga Rusia.

Këta skenarë përfshijnë veprime që mund të nisin nga sulmet kibernetike dhe të shkojnë deri te një inkursion ushtarak në shkallë të vogël. Qëllimi, sipas vlerësimeve, mund të jetë testimi i unitetit të NATO-s dhe gatishmërisë së vendeve anëtare për të zbatuar Nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithë Aleancës.

Burimet theksojnë se një skenar i tillë mund të projektohet në mënyrë që të mos kalojë pragun që do të shkaktonte domosdoshmërisht një reagim të gjerë ushtarak të NATO-s.

Nuk ka të dhëna të sakta se kur Moska mund të ndërmarrë një veprim të tillë. Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga gazeta amerikane, vendet baltike ose Polonia konsiderohen ndër objektivat e mundshme.

Zyrtarë amerikanë dhe të NATO-s vlerësojnë se Putin mund të shqyrtojë një skenar të tillë veçanërisht nëse Rusia përballet me një rezultat të pafavorshëm në luftën në Ukrainë dhe presidenti rus kërkon të rikuperojë reputacionin dhe pozicionin e tij.

Martin O’Donnell, ish-zëdhënës i NATO-s, nuk komentoi përmbajtjen e analizave të klasifikuara, por theksoi se Aleanca po monitoron zhvillimet dhe po përgatitet për skenarë të ndryshëm.

“NATO po mbikëqyr situatën dhe ne jemi gati të zmbrapsim dhe të mbrojmë për sa kohë nevojitet, gjë të cilën vazhdojmë ta tregojmë”, deklaroi O’Donnell.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika