IPK-ja e suspendon një zyrtar policor në Mitrovicën e Jugut për dyshime të fotografimit dhe incizimit të paautorizuar

Në një komunikatë të IPK-së thuhet se hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime të tjera hetimore për t'u siguruar që rasti të zbardhet plotësisht në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor

Policia e Kosoves/ Foto: Visar Loku

Inspektorati i Policor i Kosovës e ka suspenduar një pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut pas ky i fundit dyshohet se ka bërë fotografi edhe video të paautorizuara.

“Një zyrtar policor është suspenduar sot me rekomandim të IPK-së nga Policia e Kosovës. Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor ( i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut) është i dyshuar për fotografim apo incizim i paautorizuar”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Më tej në komunikatë bëhet e ditur se IPK-ja është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit ndërsa polici është suspenduar sipas procedurës hetimore.

“Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të këtij rasti në konsultim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor”, thuhet në komunikatën IPK-së.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika