IPK-ja rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë nga stacioni i Suharekës, përfshirë një toger, një rreshter dhe dy zyrtarë të tjerë.

Sipas njoftimit, ky veprim erdhi pas nisjes së hetimeve nga hetuesit e IPK-së, të cilët vepruan sipas autorizimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për shkak të moszbatimit nga ana e këtyre zyrtarëve të një aktvendimi të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Në aktvendimin e Gjykatës, ishte urdhëruar ndërprerja e arrestit shtëpiak për dy të pandehurit dhe zëvendësimi i tij me paraburgim.

Njëri nga të dyshuarit është akuzuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, ndërsa tjetri për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

IPK njofton se hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, duke dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar” dhe “Mos-ekzekutimi i vendimeve gjyqësore.”

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika