IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri policor, dyshohet për fotografim të paautorizuar

"Inspektorati Policor i Kosovës... ka pranuar sot një informacion nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet se nga një toger policor është kryer vepra penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”.

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovë ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “fotografimi dhe inicimet tjera të paautorizuara”.

Siç njofton IPK-ja, vepra penale dyshohet se është kryer në zyrat e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

“Zyrtarët e IPK-së  kanë kontaktuar me Prokurorin kompetent duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore së bashku edhe me njësi relevante të Policisë së Kosovës. Në kuadër të veprimeve hetimore, është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, si dhe është konfiskuar një telefon mobil i cili pritet të dërgohet për ekzaminim të mëtutjeshëm forenzik.

IPK, pas veprimeve fillestare hetimore, ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit të dyshuar. Inspektorati Policor i Kosovës mbetet i përkushtuar në përmbushje të misionit ligjor në konsultim të vazhdueshëm edhe me prokurorin përgjegjës për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim e IPK-së.

 

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika