Irani ka paralajmëruar për një kundërpërgjigje “shumë më shkatërruese dhe të gjerë” nëse SHBA-ja dhe Izraeli ndërmarrin sulme ndaj objektivave civile, raportojnë mediat shtetërore iraniane.
Në një deklaratë të publikuar nga transmetuesi shtetëror IRIB, një zëdhënës i Shtabit Qendror “Khatam al-Anbiya” – njësia më e lartë operative ushtarake në Iran – tha se nëse sulmet ndaj civilëve përsëriten, fazat e ardhshme të operacioneve iraniane do të jenë më të ashpra dhe më të zgjeruara.
Paralajmërimi vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar me sulme ndaj infrastrukturës së Iranit, përfshirë centralet elektrike dhe urat, nëse Teherani nuk rihap Ngushticën e Hormuzit brenda afatit të vendosur deri të martën.
Trump kërcënon liderët iranian: Do të jetoni në ferr nëse nuk hapet Hormuzi