Ish-diplomati amerikan: Nuk kam dëgjuar asnjëherë që Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë arrestim

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka dëshmuar edhe të mërkurën dëshminë ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimi.

Fillimisht, pyetje shtesë për këtë dëshmitar avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, të cilat i parashtroi në seancë private.

Dëshmitari mohoi se ka dijeni që Krasniqi të jetë emëruar ndonjëherë si zëvendëskomandant për shërbimet mbështetëse në Shtabin e Përgjithshëm.

“Gjithmonë më ka thënë se ka qenë zëdhënës”, tha dëshmitari Byrnes .

Ndërsa, për Sokol Bashotën, dëshmitari pohoi se nuk ka qenë në dijeni në atë kohë se ai ka qenë ndonjëherë zëvendëskomandant dhe komandant për operacionet në Shtabin e Përgjithshëm.

“Asokohe nuk kam qenë në dijeni”, tha Byrnes.

Pas kësaj, pyetje shtesë për dëshmitarin pati edhe avokati i Veselit, Ben Emmerson, i cili u fokusua te arrestimet e pretenduara nga UÇK-ja të dy gazetarëve serbë dhe anëtarëve të LDK-së.

Gjatë pyetjeve shtesë, Emmerson prezantoi një pasaportë të Veselit në të cilën figuronin tri vula gjatë janarit 1999.

Ai tha se Veseli e ka një vulë më 31 dhjetor 1998 që është larguar nga Shqipëria, pastaj një tjetër më 5 janar 1999, ku ka arritur në Bruksel të Belgjikës.

Sipas avokatit, Veseli ka qëndruar atje nga 5 deri më 10 janar pasi në pasaportë figuron edhe një vulë tjetër gjatë daljes nga Belgjika në po këtë datë. Duke vijuar shpjegimin, Emmerson tha se Veseli ka edhe një vulë tjetër për në Slloveni, e që i bie se nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës së këtyre arrestimeve.

“Ju keni thënë në dëshminë tuaj, keni folur për pjesëtarë të ndryshëm të Shtabit të Përgjithshëm dhe persona pranë Shtabit të Përgjithshëm si rasti me Sabit Gecin që ka qenë në pozicion të lartë informativ ose inteligjencën dhe rolet përkatëse të këtyre personave. Apo në përgjimet që janë kapur, keni dëgjuar ndonjëherë, keni parë ndonjë gjë, që Kadri Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë arrestim apo në negociatat për lirimin e ndonjë personi, apo të ketë qenë në dijeni për këto informata?”, ka pyetur avokati Emmerson.

“Unë nuk e di se ku ka qenë në periudhën deri më 13 janar, por e di që nuk ka qenë në Kosovë”, tha dëshmitari për Veselin, duke theksuar se asnjëherë nuk ka dëgjuar që Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë arrestim, ose të ketë pasur dijeni për këto ndodhi.

Ndryshe, pas përfundimit të dëshmisë së Byrnes, Hagë, po vazhdon dëshminë dëshmitari i 54-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili mban kodin W04739 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit./ “Betimi për Drejtësi”

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika