Ish-i dënuari nga Gjykata në Serbi: Më arrestuan për krime lufte, më pretendonin për dikë tjetër

Ish-i dënuari nga Gjykata në Serbi, Petrit Dula gjatë intervistës në emisionin FIVE, 19 prill 2023.

Ish-i dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata në Serbi për “kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë”, Petrit Dula ka thënë se ishte arrestuar për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë gjersa thekson se të njëjtin e pretendonin për dikë tjetër.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dula ka treguar se ishte akuzuar nga Gazmend Kryeziu për rrahje të këtij të fundit dhe dërgimin e tij në fshatin Baballoq.

“Personi me emër Gazmend Kryeziu mua më akuzon se unë jam Petrit Dula dhe e kam marrë Gazmend Kryeziun nga shtëpia e vjehrrës së tij, e kam pruar tek shtëpi ime, e kam rrahur, dhe e kam dërguar në Baballoq…dhe e fundit, ka deklaruar se jam pjesëtar i UÇK-së, që nuk isha”, ka thënë Dula.

Pas dërgimit të Dulës në burgun e sigurisë së lartë, ai tregon se personi që akuzonte atë kishte deklaruar se ky nuk ishte Petriti për të cilin pretendonte.

“Prej paraburgimit më dërguan në burgun special…aty kemi ndejt dy muaj dhe pastaj më dërguan në burgun e sigurisë së lartë. Kur shkova aty, u gjet ky personi dhe erdh në seancë, dhe thotë: ‘Ky nuk është Petriti. Petriti që më ka rrahur mua ka qenë dy metra i gjatë’. Ai ishte me dy bashkëshortet e tij, minoritet ishte, ishte i martuar dy herë…..”, thotë Dula gjersa tregon se u dëgjuan deklaratat e të dy bashkëshorteve.

Megjithatë, Petrit Dula ishte i dënuar me vendim të shkallës së parë në Serbi.

Ai u dënua me dy vjet burgim.

Gjykata e Lartë e Beogradit e dënoi atë për si “anëtar i dyshuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës” me dy vjet burgim për pjesëmarrje në rrahjen e një civili në Kosovë në vitin 1999.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika