Ish-ministri Ferati: Për bojkotim të votimeve në veri, përgjegjësinë e ka Beogradi

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka thënë se për bojkotimin e votimeve në veri, Beogradi e mban gjithë përgjegjësinë

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, në një lidhje direkte në edicionin special për votimet në veri në RTV Dukagjini, ka thënë se për bojkotimin e votimeve në veri, Beogradi e mban gjithë përgjegjësinë, e që sipas tij, përmes Listës Serbe ka thirrur bojkot.

Ferati ka thënë se çështja e shkarkimit të kryetarëve është e përcaktuar me ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe se gjithçka që po ndodh është legale dhe konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

“Një prej formave të shkarkimit të kryetarëve është edhe organizimi i peticioneve e pastaj i votimit, dhe deklarimi i qytetarëve nëse janë për shkarkimin e kryetarëve apo jo, e pastaj organizimi i zgjedhjeve”, ka thënë Ferati.

Ai ka thënë se bojkoti nga Lista Serbe nuk ka ardhur rastësisht, sepse, sipas tij, ata kanë pasur dilema nëse ata mund t’ia dilnin.

“Edhe ashtu ata kanë parë disa probleme, sepse bojkoti nuk ka ardhur rastësisht, sepse e kanë parë që ka dilema nëse ata mund t’ia dalin”, është shprehur ish-ministri.

Ferati është shprehur se që tani rezultati shihet, dhe se ai është që nuk do të ketë ndryshime, dhe se kryetarët aktualë do ta vazhdojnë mandatin e tyre.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika