Ish-Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri akuzohet për 3.7 milionë euro ryshfet

Tashmë mbi ish-Ministrin e Mbrojtjes, Lefter Kokën janë dy masa me ‘'arrest me burg’' për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa Prokuroria e Posaçme SPAK pretendon se Lefter Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit

Ish-ministri Koka akuzohet se për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro.

Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri la në fuqi masën “arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Apeli i Posaçëm ka refuzuar një masë më të lehtë për ish-ministrin për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Lefter Koka

Tashmë mbi ish-Ministrin e Mbrojtjes, Lefter Kokën janë dy masa me ‘’arrest me burg’’ për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Ai ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin, po ashtu nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e inceneratorit, transmeton “Telegrafi”.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme SPAK pretendon se Lefter Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Prokuroria e Posaçme SPAK

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika