Ish-ministri Mehaj kërkon të niset një fushatë për anëtarësim në BE dhe NATO

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga shoqëria kosovare të lobojnë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë të lobojnë për shtetin e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka kërkuar që pesë shteteve të Bashkimit Evropian (BE) t’i tregohet e “vërteta e Kosovës”.

Mehaj ka kërkuar nga qytetarët të vendosin në profilet e rrjeteve sociale dy “hashtag”: #KosovoInNato dhe #KosovoInEU.

Postimi i plotë i Mehajt:

Të nderuar personalitete, artistë, intelektualë, liderë, shokë, profesorë, senator, kongresmen, lobist, Shoqata, dhe të gjithë qytetarë të nderuar të Kosovës, të mërgatës Kosovare dhe matanë ndërkombëtar. Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni, kudo që jeni dhe nga cilado pozitë që keni, miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, edhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe të popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Ju faleminderit paraprakisht për angazhimin tuaj.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNato #KosovoInEU.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika