Ish-ministrja Haradinaj: Çështja e arrestimeve të qytetarëve të Kosovës në Serbi, temë urgjente për dialog

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht ta ngrejë çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi si temë urgjente për dialog

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e 25-vjeçarit nga Kosova, Tefik Sejdiu, të cilin policia serbe e kishte ngatërruar me një person tjetër.

Të njëjtin, policia serbe e kishte arrestuar e më pas liruar.

Për këtë Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta ngrejë çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi në dialogun mes dy vendeve fqinje.

“Ministria e Jashtme – përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd – duhet sa më parë të njoftojë zyrtarisht nëse janë të vërteta raportimet se Tefik Sejdiu është arrestuar (dhe pastaj liruar) në Serbi – në kërkim kinse të një shqiptari tjetër”, shkroi ajo.

“Nëse kjo del të jetë e vërtetë, atëherë Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht dhe zyrtarisht – përmes emisarëve ndërkombëtar dhe lehtësuesit të dialogut me Serbinë – t‘a ngrisë çështjen e arrestimeve ilegale të qytetarëve të Kosovës në Serbi si temë urgjente për dialog”, shtoi.

Ish-ministrja ka theksuar se Serbia duhet të japë përgjegjësi në dialog për listat e fletarresteve të lëshuara kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Serbia NUK do të duhej të lejohet të shtirret më si shtet bashkëpunues rajonal, sepse vazhdon të mos i respektojë marrëveshjet e arritura përmes Procesit të Berlinit – specifikisht atë për lëvizje të lirë në ËB6 nënshkruar vetëm disa muaj më parë”.

Ajo, po ashtu, e ka përmendur edhe rastin e Nezir Mehmetajt, një ish-luftëtar i UÇK-së i cili po mbahet i burgosur që nga tre janari i vitit 2020.

“Kosova duhet t’ia dëshmojë botës (me argumente faktike sidomos për arrestimet e vazhdueshme që bën, dhe mbajtjen ilegale të Nezir Mehmetajt tash e sa vjet) se Serbia vazhdon të gënjejë Amerikën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, etj. duke nënshkruar marrëveshje sa për ‘sy e faqe’ e pastaj duke shkelë çdo shkronjë të saj”.

Ndryshe, Tefik Sejdiu, ishte ndaluar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika