”Ish opozita do të duhej të ishte më vizionare” – Sopjani: Prisja një qeveri që do t’i menaxhonte krizat në ardhje

Avokati Shkëlzen Sopjani në FIVE ka thënë se ka pritur që të ketë një qeveri e cila të paktën do t’i menaxhonte krizat, siç thotë ai, në ardhje.

“Fillimisht buxhetin, sepse dihet që pa një qeveri fuqiplotë nuk mund të procedohet as Ligji për Buxhet në Kuvend dhe të vazhdohet tutje me aprovimin e tij. Do të votoheshin këto marrëveshje ndërkombëtare që janë mbetur peng dhe që Kosova humb një sasi të hollave prej tyre.”

“Prita që ish-opozita me qenë pak më e fokusuar, me tregu pak më shumë vizion, marrë parasysh faktin se po shihet në këtë konstelacion politik që kemi, është thuajse e pamundur t’i shmangemi edhe një pale zgjedhje në prill të vitit të ardhshëm, pra po flasim për pak muaj”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se do të ishte vizionare për ish opozitën që të ia votonte qeverinë Lëvizjes Vetëvendosje.

”P, pikërisht edhe për me i shmangë kohës së zgjedhjeve dhe datave për të cilat po flasim sepse dihet botërisht që këto data i konvenojnë vetëm Vetëvendosjes dhe z.Kurti dhe dihet për çka i konvenojnë këto data… është dashtë me qenë më vizionare dhe me pas një qasje më strategjike qysh prej përfundimit të zgjedhjeve që i patëm”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika