Shemsi Jashari: Ish-opozita veproi drejt që s’e votoi Konjufcën – kjo qeveri ka abuzuar me pushtetin

Analisti Shemsi Jashari ka thënë se përballë interesit partiak e atij shtetëror duhet të zgjidhet i dyti.

“Është interes shtetëror që kësaj përbërje qeverisëse t’i shkurtohet ky mandat”

“Cili do qoftë raporti i rezultateve pas këtyre zgjedhjeve, ne do të duhet të mësohemi që të respektojmë një rend kushtetues që e kemi këtu dhe është e domosdoshme të ndalet kjo sjellje abuzive me shtetin dhe me pushtetin dhe këto shkelje të vazhdueshme që tashmë janë bërë normale. Mendoj që është shumë mirë që është ky përfundim, me gjithë këto lojëra politike të panevojshme”, ka thënë ai.

Tutje, Jashari është shprehur se ish-partitë opozitare nuk kanë bërë gabim që nuk kanë votuar Konjufcën për kryeministër.

“Jo, për shumë arsye. Njëra ndër shumë arsyet është që kjo legjislaturë e ka humbur legjitimitetin për të marrë vendime në emër të votave dhe të besimit qytetar që ka marrë. Kjo sjellje abuzive për 7–8 muaj me bllokuar vendin pa gjetur zgjidhje, cilado qoftë arsyeja, nuk do të duhej që këta deputetë të kenë të drejtën që me votën e tyre të votojnë ligje që thirren në emër të interesit qytetar, përderisa interesin qytetar tash e sa muaj e kanë mbajtur të bllokuar dhe kanë abuzuar me atë besim që kanë marrë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika