Ish-polici: Ura e Ibrit është e hapur, zotëri, njerëzit kalojnë atë rrugë

Visar Rrecaj, ish-polic dhe avokat për hapjen e Urës së Ibrit, ka çuditur me përgjigjen e tij ku ka deklaruar se ajo është e hapur dhe madje kalohet edhe “në këmbë”.

Rrecaj në “Five” deklaroi se tema e hapjes së Urës së Ibrit është “puropolitike”, pasi afër janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, teksa ka shtuar se humbja e fokusit nga tema për pagat e minatorëve ka lindur ky diskutim i gjerë nga qeveritarët.

“Ura e Ibrit është e hapur, zotri. Është e hapur aty kalohet në këmbë. Ajo është e ndaluar për qarkullimin e mjeteve. Për të kaluar në pjesën veriore të Mitrovica Veriore  e ke urën tek ETC-ja, e ke rrugën për Zveçan si dhe për Zvernac. Ajo është teknikisht e mbyllur për vetura. Mirëpo për hapjen e saj, nuk është çështje dëshirës edhe të popullit edhe të qeverisë. Çështja e hapjes së Urës së Ibrit kur krejt Kosova folke për të dhënë pagat e minatorëve. Nuk ishim duke folur për Urën, por ishim duke folur për minatorët. Dilte folte për Urën. Kalimi dhe lëvizja e lirë është duke ndodhur në atë pjesë. Kapja dhe hjekja e betonit është puro populist”, deklaroi Rrecaj.

Në anën tjetër, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka deklaruar se “Ura e Ibrit” nuk është e hapur dhe mundësitë e hapjes së saj pa ndonjë dakordim me QUINT dhe NATO-n janë “zero”.

“Zero. Hapja e Urës së Ibrit nuk do të hapet dhe nuk do të bëhet. Është e qartë edhe nga QUINT dhe NATO-ja sa i përket çështjes së Ibrit. Ajo për hapje duhet një ndryshim të rezolutës  1244″, vijoi ai.

Për përfitime se çka mund t’i sjellë hapja e Urës së Ibrit, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, theksoi se përpos Kosovës, edhe Serbia do të ketë përfitime, siç e quajti ai për arsye “do të kishim parë një konfrontim mes KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”.

“Lëvizja e lirë e qytetarëve tek Ura e Ibrit është duke u zhvilluar, por çështja e transportit me vetura është e pamundur aktualisht”, deklaroi Shala.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika