Ishin në kërkim për tentim vrasje, arrestohen dy vëllezërit Bulliqi nga Peja

Policia e Kosovës ka arrestuar dy vëllezër nga Peja, Adem dhe Besnik Bulliqi, të cilët ishin në kërkim për “Vrasje të rëndë e mbetur në tentativë”, që ka ndodhur më 12 korrik në Pejë

Foto e të dyshuarve nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy vëllezërit nga Peja, të cilët ishin shpallur në kërkim para disa ditësh.

Sipas njoftimit të policisë, Adem ( i lindur më 1998) dhe Besnik Bulliqi (i lindur më 1993), ishin në kërkim për veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, që kishte ndodhur më 13 korrik në Pejë.

“Ju informojmë se me datë 01.08.2024 rreth orës 19:30, hetuesit e sektorit rajonal për hetime DRP –Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore kanë arritur ta lokalizojnë vendqëndrimin e personave të dyshuar, të cilët kanë qenë në kërkim për veprën penale ‘Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë’, e ndodhur me datë 12.07.2024, në Pejë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika