Ishte duke marrë trajtim mjekësor, vdes gruaja në QKUK

Një grua ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor

Fotoilustrim

Një grua ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën e 21 janarit. Gruaja që ishte duke marrë trajtim kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, theksohet se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Më 21.01.2023, lidhur me rastin është raportuar se e dyshuara femër kosovare, cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ishte duke u trajtuar në QKUK, sot ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika