Islami publikon foto që “implikon” shtetin serb në sulmin terrorist të Banjskës

"Dëshmi se në sulmin terrorist në 'Banjska' ishte i implikuar shteti i Serbisë!"

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka publikuar një fotografi, që sipas tij, lidh djalin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me disa pjesëtarë të grupit terrorist të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, Zveçan.

Fotografia, e cila daton nga viti 2018, tregon Danilo Vuçiqin, djalin e Vuçiqit, në shoqëri të Marko Djukiç, Danijel Djukiç, dhe Lazar Radenkoviq, të cilët sipas Islamit, janë të lidhur me grupin terrorist të përfshirë në sulmin e Banjskës.

“Dëshmi se në sulmin terrorist në ‘Banjska’ ishte i implikuar shteti i Serbisë!

Në këtë foto, shihet djali i Aleksander Vuqiqit – Danilo Vuçiq së bashku me disa pjesëtarë të grupit terrorist të Banjska. Foto është  e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukic, Danijel Djukic dhe Lazar Radenkovic.

Fotografia është realizuar në ‘Bajova kula Beach Bar & Restaurant’ në Mal të Zi.

Sqarim në foto 1,2 dhe 3 -e:

1.Lazar Radenkoviq

  1. Danijel Djukiç (njeri nga personat me te afërt te M. Radoiçiq)
  2. Marko Djukiç (vëllau i Danijel Djukiç, i cili gjithashtu kujdeset për sigurinë personale të familjes se M. Radoiçiq, respektivisht djalit te tij, Petar Radoiçiq)”, ka shkruar Islami në Facebook.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika