Ismaili i PDK-së e akuzon ministrin Peci se për dy vjet në kabinetin e tij e ka mbajtur një person me aktakuzë

Ish-kryetari i Shtimes, Naim Ismaili e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci se e ka mbajtur si këshilltar në kabinetin e tij për dy vjet një person i cili ka pasur aktakuzë për vjedhje votash

Naim Ismaili- PDK

Ish-kryetari i Shtimes dhe njëkohësisht anëtar i PDK-së, Naim Ismaili e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se për dy vjet e ka mbajtur në kabinetin e tij një person me aktakuzë për vjedhje votash.

Ismaili ka thënë se personi i akuzuar tashmë është dënuar dhe se sipas tij ai është Enis Osmani.

“Skandalet në Ministrinë e Bujqësisë, që drejtohet nga Faton Peci nuk kanë të ndalur. Këshilltari i tij politik, Enis Osmani është dënuar dje për vjedhje votash në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017. Pra, ministri Peci për dy vjet në kabinetin e tij ka mbajtur një person me aktakuzë, tashmë të vërtetuar”, ka thënë ai.

Ish-kryetari i Shtimes, ka thënë se pas emërimit të familjares së presidentes Vjosa Osmani në Ministrinë e Bujqësisë, rasti me këshilltarin që është dënuar së fundmi është shembull i punësimeve pa integritet profesional e moral nga ministri Peci.

“Pas emërimit të tezakes së presidentes Osmani, Venera Çerkini, drejtoreshë në Agjencionin për Zhvillim të Bujqësisë, skandali me këshilltarin është një tjetër shembull i punësimeve dhe rehatimeve të familjarëve pa integritet moral e profesional nga ky ministër”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjetjet e Raportit të Auditorit në Ministrinë e Bujqësisë evidentojnë një varg shkeljesh me keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e parasë publike.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika