Istrefi për audio-incizimet: Duhet mbajtur përgjegjësi edhe për vetëm një minutë bisedë me Radojiçiqin

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini ka bërë thirrje për përgjegjësi për çdo minutë bisedë me Milan Radojiçiqin bazuar në audio-incizimet e publikuara të Mimoza Kusari – Lila, e cila flet me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, të cilit i kishte konfirmuar bisedën “3 minutëshe” me Radojiçiqin

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini

Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini ka deklaruar se nëse shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka komunikuar me Milan Radojiçiqin, i cili është në kërkim nga Kosova për vrasje dhe është në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Istrefi ka theksuar se Radojiçiqi është një bandit që ka kontrollin e plotë të Listës Serbe dhe veriut të Kosovës.

Sipas tij, këtë gjë Rajdoçiqi e ka bërë prej vitit 2008 dhe 2009.

“Edhe 1 minutë nëse ke fol me Radojiçiqin, duhet me u mbajt përgjegjës, sepse ai është në kërkim prej Kosovës për vrasje, është nën akuzë, nën ndjekje për vepër penale prej Prokurorisë Speciale të Kosovës. Është i ndjekur edhe për vepra penale të tjera si në rastin e Brezovicës”, ka deklaruar ai në Debat plus.

Po ashtu, ai ka thënë se ky është një shqetësim i madh dhe se përgjegjësia politike duhet të jetë mbi bisedën e Kusari-Lilës me Radojiçiqin.

Istrefi është shprehur se nuk dëshiron të sulmojë pushtetin aktual, por ka theksuar se Radojiçiqi ka kryer vepra penale dhe është në listën e zezë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

“Pra, shqetësimi jem është ky, dhe përgjegjësia politike duhet të jetë mbi këtë, mbi bisedën me Milan Radojiçiqin, një njeri që është në listën e zezë, në fakt i sanksionuar nga Departamenti i Thesarit te SHBA-së”, ka thënë tutje Istrefi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatës fushatës së tij elektorale kishte deklaruar se nuk do të bashkëpunonte me Listën Serbe apo siç e quante ai “Lista çetnike”.Në lidhje me këtë Istrefi ka thënë se është e pa mundur që të mos bashkëpunohet me Listën Serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Në kuvendin e Kosovës nuk mundësh mos me bashkëpunu me Listën Serbe, e ke të pamundshme, ky është mesazh edhe për këta që janë në pushte sot edhe për ata që do të vijën nesër. E ki të pamundshme, pra rrjedhimisht kur thua në fushata zgjedhore se nuk bashkëpunon me këta i bie që në start je duke thënë të pavërtetën sepse e ki të pamundshme. I kemi një mori ligjesh që nuk kalojnë në Kuvendin e Kosovës, të cilat nuk kalojnë për shkak të Listës Serbe”.

Ndryshe, gazeta “Nacionale” kishte publikuar pjesën e parë të përgjimeve ku Kusari-Lila flet me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Aty, Kusari-Lila e konfirmon se ka komunikuar me Radojiçiqin. Megjithatë, Kusari-Lila kishte deklaruar se ka biseduar dy – tre minuta.

Slavko Simiq i thotë që “ti e dinë që të kam lidhur me Milanin, keni biseduar 30-40 minuta”. E Kusari-Lila nuk e mohon, por ia kthen duke i thënë “dy-tre minuta”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika