Iu jepet lamtumira e fundit viktimave të masakrës së Cetinjës

Viktima e masakrës së Cetinjës së Malit të Zi, i është dhënë lamtumira e fundit

Gjatë lamtumirës së fundit për viktimat e Cetinjës

Në  Mal të Zi, janë varrosur viktimat e masakrës së Cetinjës,sipas raportimit të mediave një numër i madh qytetarëve malazezë kishin bërë nderimet e fundit.

Ndërsa viktimat janë varrosur në varrezat e qytetit të Cetinjës, në Bajice, Gradac dhe Lubotinje.

Sipas Kryetarit të qytetit në të cilin ndodhi ky krimi makabër, Malin e Zi ishte tronditur nga një tragjedi e përmasave të paprecedentë e cila e kishte goditur Cetinjen.

Ndërsa në vorrim kishin marre pjesë dhe krerët shtetit të Malit të Zi.

Më herët në Shtëpinë e Qeverisë në Cetinje u mbajt një përkujtim për të vrarët në atë sulm, raporton rtcg.

Gjatë lamtumirës së fundit për viktimat e Cetinjës

Të premten e 12 gushtit në Cetinë të Malit të Zi, një 34-vjeçar ka qëlluar me armë në drejtim të disa personave dhe më pas është vrarë nga policia, siç raporton media malazeze,Vijesti.

Sipas mediave malazeze, 11 persona kanë mbetur të vdekur përfshirë këtu edhe fëmijë.

Vijest duke cituar burime nga policia dhe prokuroria, raporton se gjashtë persona janë lënduar, mes tyre edhe një pjesëtar i policisë.

Katër të plagosurit janë shtruar në spitalin e Cetinës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika