Izraeli premton përgjigje të shpejtë ndaj të shtënave në sinagogë të Jerusalemit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të bëj kërkesë në takimin me kabinetin e sigurisë për rritje të lejeve të armëve për civilët e licencuar për t'u mbrojtur kundër sulmeve në rrugë

Personeli izraelit i sigurisë punon në një skenë ku ndodhi një incident i dyshuar i sulmit me të shtëna, foto Reuters 28 janar 2023

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar të shtunën një përgjigje “të fortë, të shpejtë dhe të saktë” ndaj një sulmi vdekjeprurës palestinez me të shtëna pranë një sinagoge në periferi të Jerusalemit, pasi ushtria e tij dërgoi më shumë trupa në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shtatë persona u vranë në sulmin e së premtes dhe dy të tjerë u plagosën në një tjetër të shtëna në qytet të shtunën.

“Ne nuk po kërkojmë përshkallëzim, por jemi të përgatitur për çdo skenar”, ka thënë Netanyahu ndërsa mblodhi kabinetin e tij të sigurisë, i cili ka shtuar se do të kërkonte një rritje të lejeve të armëve për civilët e licencuar për t’u mbrojtur kundër sulmeve në rrugë.

Të shtunën, një djalë 13-vjeçar palestinez hapi zjarr ndaj një grupi kalimtarësh izraelitë duke plagosur dy, përpara se të qëllohej dhe të plagosej nga njëri prej tyre, tha policia, në Silwan, një lagje palestineze që shtrihet poshtë qytetit të vjetër të Jerusalemit.

Personeli izraelit i sigurisë punon në një skenë ku ndodhi një incident i dyshuar i sulmit me të shtëna, foto Reuters 28 janar 2023

Sulmet ndodhën në fund të një muaji të konfrontimit në rritje dhe pasuan një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor që vrau nëntë palestinezë, duke përfshirë shtatë persona të armatosur, dhe zjarr ndërkufitar midis Izraelit dhe Gazës.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se një batalion shtesë ishte dërguar në Bregun Perëndimor për përforcim, raporton Reuters.

Megjithatë, nuk kishte asnjë shenjë, Izraeli po përgatitej për një operacion në shkallë të gjerë dhe shkëmbimi i tij i shkurtër ndërkufitar me Gazën përfundoi pa viktima.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do të mbërrijë të hënën për një vizitë dy-ditore në Izrael dhe Bregun Perëndimor, ku përplasjet janë përkeqësuar prej muajsh.

Bastisja e së enjtes ishte më vdekjeprurja ndër vite në Bregun Perëndimor, ku Izraeli ka rritur operacionet që nga një valë sulmesh vdekjeprurëse në rrugët palestineze në qytetet e tij vitin e kaluar.

Të paktën 30 palestinezë – militantë dhe civilë – janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga fillimi i muajit.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika