Izraeli arreston 42 persona pas sulmit në sinagogën e Jerusalemit

Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat e së premtes në një sinagogë në Jerusalem

Vendi ku ka ndodhur sulmi në Jeruzalem (28 janar 2023)

Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat e së premtes, në një sinagogë në Jerusalemin Lindor, ku të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetë u plagosën.

Policia izraelite e përshkroi sulmin në lagjen hebraike si një “incident terrorist”.

Policia tha se personi i armatosur ishte një djalë 13-vjeçar.

Ndërkaq, thanë se ai ishte “neutralizuar”, por nuk dhanë më shumë detaje.

Të shtënat në lagjen hebraike të Neve Ya’akov pasuan një sulm vdekjeprurës nga ushtria izraelite që ndodhi më 26 janar në Bregun Perëndimor. Bastisja në një kamp refugjatësh në Jenin, u shndërrua në një shkëmbim zjarri, në të cilin, u vranë të paktën nëntë palestinezë, ndërsa një i dhjetë u vra në përleshje në një lokacion tjetër.

Deri më tash, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në sinagogë më 27 janar, por një zëdhënës i lëvizjes islamike, Hamas tha se incidentet ishin të lidhura.

Incidentet ndodhën pak ditë para vizitës së planifikuar të Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Izrael dhe në Bregun Perëndimor. REL

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika