Izraeli thotë se armëpushimi aktual “mund të zgjatet edhe për pesë ditë të tjera”

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy, ka thënë se armëpushimi aktual "mund të zgjatet edhe për pesë ditë të tjera"

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy. Foto: ynetnews.com

Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy, në një konferencë për media është pyetur për hapat e ardhshëm të Izraelit në armëpushimin dhe konfliktin më të gjerë.

Levy ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet edhe për pesë ditë të tjera.

“Pauza aktuale e lirimit të pengjeve mund të zgjatet edhe për pesë ditë të tjera në bazë të shkëmbimit tre për një midis të burgosurve palestinezë në Izrael dhe pengjeve izraelite të mbajtur në Gaza”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy

Ai ka thënë se kanë lejuar që 50 të burgosur palestinezë të lirohen nëse Hamasi dëshiron të vazhdojë lirimin e pengjeve, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

“Pastaj, sapo Hamasi të ndalojë kthimin e pengjeve ne do të rifillojmë presionin ushtarak ndaj Hamasit derisa të lirojë më shumë prej tyre”, ka thënë tutje zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika