Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një palestinez që, sipas saj, punonte për Iranin, gjatë një sulmi në Liban.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se bëhet fjalë për Muhammad Majid Abdul Salam Tawfiq Zaydan, të cilin e përshkroi si “terrorist palestinez” që bashkëpunonte me regjimin iranian.
Sipas tij, sulmi është kryer të premten në një operacion të përbashkët mes Israel Defense Forces dhe agjencisë izraelite të inteligjencës së brendshme Shin Bet, raporton BBC.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo konfirmim nga Irani për vdekjen e tij.