Jasharaj: Greva do të përfundojë, kur Qeveria t’i plotësojë kërkesat tona

Kryetari i SBAShK-ut, ka deklaruar se greva mund të përfundojë vetëm me plotësimin e kërkesave nga Qeveria e Kosovës. Ndërsa, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin e Financave, Hekuran Murati

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kukturës, Rrahman Jasharaj





Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) në Kosovë,  Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do të përfundojë greva deri në plotësimin e kërkesave e tyre nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se greva nuk do të përfundojë tinëz, do të përfundojë zyrtarisht ashtu siç është shpallur para mediave, dhe se çdo informatë që del se ka përfunduar greva do të jetë e pavërtetë.

“Greva do të mbyllet, kur qeveria del para mediave dhe tregon se cilat kërkesa do të plotësohen, atëherë ne do t’i thirrim mediat e nderuara dhe do të deklarojmë se greva ka përfunduar”, ka deklaruar Jasharaj, gjatë vizitës në shkollën “28 Nëntori”.

Po ashtu, Jasharaj ka thënë se grevat do të përfundojnë një ditë, por dikush do të turpërohet, dhe sipas tij, ai që do të turpërohet më së shumti është ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Arbërie Nagavci.

“Do të turpërohen të dy, pas unë ministres Nagavci i jam lutur, sepse duhet të ishte zëri ynë, të flasë në qeveri për arsimtarët, për kërkesat tona që edhe nëse thonë jo, ta heqë barrën nga vetja, por jo me deklarata se ne kërkuam vetëm 100 euro”, ka thënë Jasharaj

Ndërsa, ai ka thënë se pagat mundet me i ndalë por, sipas tij, SBAShK-u nuk do të ndalet.

“Pagat, mundet me mëndu se na i ndalë, por, ka gjyqe dhe ne nuk do të pushojmë”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, Jasharaj ka treguar se SBASHK-u se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin Murati, pas vendimit për ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë.

Më 1 shtator, greva në institucionet arsimore po mbahet në pothuajse të gjitha shkollat e vendit, pavarësisht thirrjeve të Qeverisë ndaj mësimdhënësve për të mos respektuar vendimin e SBASHK-ut.

Vazhdon greva, SBAShK-u nuk ndryshon mendim





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika