Jashari: Do të takohemi me Kurtin, qasja e tij është e gabuar

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se tre përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Jashari, ka thënë se qasja e Qeverisë dhe e kryeministrit Kurtit, ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, është e gabuar.

Sipas tij, verifikimin e listës së veteranëve nuk mund ta bëjë kryeministri dhe as Qeveria e Kosoës.

“Do të jemi tre përfaqësues të organizatave, protestën e kemi organizuar bashkërisht, qasja e Kurtit,  është e gabuar, lufta është vlerë e secilit, dhe mendoj që tre përfaqësuesit dhe deputetët duhet të reflektojnë, do duhej ta ndiejnë obligim moral sepse lufta është vlerë kombëtare”, ka thënë Jashari për Rtv Dukagjinin.

Jashari, ka theksuar se veteranët nuk do të zmbrapsen nga kërkesa për përfshirjen e tyre në ligjin për rritjen e pagës minimale.

Pas ftesës së kryeministrit Kurti, Jashari ka thënë se ky veprim është reflektim nga ana e tij.

Jashari, tha se kërkesat e tyre do t’i paraqesin sy më sy para kryeministrit të Kosovës. Ai ka theksuar se Seancat e Kuvendit të Kosovës, nuk duhet të vazhdojnë pa u zgjidhur problemi me veteranët.

Protesta e veteranëve ka filluar nga mëngjesi dhe ka përfunduar pas tetë orëve, kur edhe përfundoi Seanca e Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika