Jashari kërkon nga deputetët unitet karshi Serbisë

Në përvjetorin e 25-të të rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjarëve të tjerë, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, Rifat Jashari ka kërkuar unitet të spektrit politik kosovar përballë Serbisë

Vëllai i Adem Jasharit, Rifat Jashari

Nën duartrokitje të gjata e me nderim të thellë, është pritur Rifat Jashari në Kuvendin e Kosovës.

Me një modesti e urtësi si rrallëkush, përfaqësuesi i familjes e cila dha gjithçka për Kosovën, mori fjalën për t’iu drejtuar deputetëve të Kosovës.

Shkurt, por me mesazh të qartë, Rifat Jashari bëri thirrje për unitet të spektrit politik, sidomos për çështjen e hapur me Serbinë.

“Këtu është kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen e shtetit, u kisha preferuar ta kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara, të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia e tani kemi kohë të merremi me tjerët”, tha ai.

Nderimet e deputetëve ndaj familjes Jashari

Vëllai i Adem Jasharit falënderoi të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot jemi bashku në 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, i përshëndes edhe ambasadorët. Duke i falënderuar ShBA-të, shtetet e mike tona, e ju ushtarët tanë. Falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, lavdi e nder për të gjithë ata që ranë”, tha Jashari.

Bashkë me fjalimin e Jasharit, përfundoi edhe seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika