Jashari: Ndryshimi i ligjit do t’i nëpërkëmbë veteranët, por kjo nuk do të lejohet

Xhavit Jashari, si përfaqësues i veteranëve ka thënë se nuk do të lejojë që Qeveria e Kosovës t’i nëpërkëmbë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka bërë thirrje që të mos votohet projektligji, i cili i ndan pensionet e veteranëve nga paga minimale

Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjarëve të Dëshmorëve, në Prekaz, 06.06.2022

Kryetari i Shoqatës se Familjarëve të Dëshmorëve (SHFD), Xhavit Jashari, ka thënë se qëllimi i protestës së gjashtë qershorit ishte të dërgohet mesazhi tek institucionet e vendit dhe të bartësit e tyre, siç janë kryeministri dhe deputetët e Kuvendit të Republikës se Kosovës.

“Veteranët e Lirisë nuk do të lejojnë që tutje të nëpërkëmben dhe të mos iu jepet e drejta e tyre, që edhe këta të kenë një jetë të dinjitetshme si të gjithë të tjerët” ka thënë Jashari, i futar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Jashari ka shtuar se mospërfshirja e tyre në përfitimet nga shteti dhe shkëputja e kalkulimit të presionit të veteranit me rrogën minimale janë disa nga arsyet pse këta të fundit kanë protestuar të hënën e gjashtë qershorit.

Sipas Xhavit Jasharit nga SHFD-ja, çfarëdo implikime buxhetore të ketë Qeveria e Republikës së Kosovës, pensioni i veteranit të luftës nuk guxon të shkëputet nga paga minimale.

Tutje, ai ka thënë se ”insistimi i kryeministrit Albin Kurti, ta ndryshojë ligjin është insistimi për t’i nëpërkëmbur veteranët”.

Jashari gjithashtu ka folur për Kurtin, ku ka thënë se ai po tenton t’ia ulë autoritetin veteranëve, duke i ndarë nga paga minimale.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika