Java e fundit pa gjoba për targat ilegale “KM”

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave të paligjshme “KM”, Kosova është vendosur në një situatë ku duhet të vendosë në mes të thirrjes së aleatëve të saj dhe ligjshmërisë edhe kushtetutshmërisë së saj, pasi ndërkombëtarët janë duke bërë thirrje për shtyrjen e këtij vendimi legjitim i cili ka prodhuar si kundërefekt bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë

Albin Kurti

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ndalimin e targave të paligjshme “KM” në fund të qershorit të vitit 2022, por pas tensionimit të situatës që kishte ndodhur më 31 korrik, vendimi ishte shtyrë për një muaj. Por pas një muaji ishte kërkuar përsëri nga aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë që ky vendim të shtyhet edhe për 10 muaj.

Qeveria e Kosovës kishte refuzuar që t’i dëgjonte këta të fundit për shtyrjen e vendimit për targat e paligjshme “KM”, por e kishte modifikuar atë.

Nga një nëntori e deri më 21 nëntor është planifikuar të zbatohet faza e parë e vendimit të qeverisë, që është masa e “qortimit”.

Ndërsa qysh në javën e parë të kësaj faze kishte hasur në vështirësi institucionale, pasi serbët lokalë që kishin punuar si policë të Kosovës kishin refuzuar t’i zbatonin këto masa, dhe si pasojë Inspektorati i Policisë së Kosovës kishte rekomanduar suspendimin e kryekomandantin të Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, kishte suspenduar Gjuriqin. Si pasojë e kësaj, Lista Serbe kishte organizuar bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët lokalë të Kosovës, por vetëm në katër komunat veriore të Kosovës dhe në institucionet qendrore të Kosovës, nga Parlamenti, Gjykatat në Veri të Kosovës dhe nga Polica në Veri të Kosovës.

Serbët e i kanë bojkotuar institucionet e Kosovës dhe kanë treguar se Qeveria e Kosovës e ka vetëm një mundësi që t’i bindë ata që t’u kthehen institucioneve të Kosovës, e kjo është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Vendimi për targat në fazën e parë u prit me bojkotim të institucioneve, çka pritet të ndodhë me fazën e dytë?

Nga 21 nëntori pritet të nisë për dy muaj masa e gjobitjes, e cila do të zgjatë deri më 21 janar të vitit 2023.

Ndërsa, shtetet mike të Kosovës, edhe pse kanë thënë që vendimi për targat është legjitim, nuk e kanë ndalur thirrjen për shmangien e tensioneve dhe për shtyrjen e vendimit të qeverisë edhe për 10 muaj dhe janë shprehur të zhgënjyer nga Qeveria Kurti II.

Ndërsa, faza e tretë pritet të nisë nga 21 janari dhe do të ketë targa provuese për dy muaj të tjerë, kurse pas datës 21 prill nuk do të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë është arritur në vitin 2011, në Bruksel.

Automjetet me targat serbe me akronimet e qyteteve të Kosovës si PR, KM, GL, e të tjera, është dashur të regjistrohen sërish në RKS ose me status neutral – KS.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, shumica e popullsisë serbe që jetojnë në katër komunat në Veri të Kosovës, kanë vozitur makina me targa të qyteteve në Kosovë.

Të njëjtat lëshoheshin nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Ndërkaq, qytetarët e Kosovës nuk lejoheshin të hynin në territorin e Serbisë me targa RKS.

Me marrëveshje, Kosova është detyruar që edhe për pesë vjet të tjera të lëshojë targa KS, të cilat Serbia i ka pranuar.

Kjo periudhë pesëvjeçare ka përfunduar më 15 shtator të vitit 2021.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika