Jetëgjatësia në Gjermani ka pësuar rënie si pasojë e Covid 19

Jetëgjatësia për vajzat e porsalindura vitin e kaluar ka qenë 83.2 vjet ndërsa për djemtë 78.2 vjet. Sipas Zyrës Federale të Statistikave “Arsyeja kryesore për këtë zhvillim janë shifrat jashtëzakonisht të larta të vdekjeve gjatë valëve të COVID-19”.

Ilustrim

Sipas zyrës kombëtare të statistikave në Gjermani, jetëgjatësia mesatare ka rënë ndjeshëm mes viteve 2019 dhe 2021, ndryshim ky që i atribuon numrit jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë së virusit Covid-19.

Jetëgjatësia për vajzat e porsalindura vitin e kaluar ka qenë 83.2 vjet ndërsa për djemtë 78.2 vjet, ka thënë të martën e 26 korrikut, Zyra Federale e Statistikave. Kjo është një rënie përkatësisht 0.4 dhe 0.6 vjet krahasuar me vitin 2019, një vit para pandemisë.

“Arsyeja kryesore për këtë zhvillim janë shifrat jashtëzakonisht të larta të vdekjeve gjatë valëve të COVID-19”, ka thënë zyra në një deklaratë.

Një rritje në përqindjen e të moshuarve në Gjermani ka çuar në pritjet gjatë 20 viteve të fundit për rritjen e numrit të vdekjeve, por jetëgjatësia ishte rritur përpara pandemisë, ka theksuar zyra.

Deri në goditjen e COVID-19, shifrat e vdekjeve po rriteshin mesatarisht me 1-2% në vit, por vdekjet ishin 5% më të larta në 2020 dhe 4% më shumë vitin e kaluar sipas statistikave, që do të thotë se kishte 70 mijë deri në 100 mijë vdekje më shumë gjatë dy viteve nga sa do të pritej statistikisht, transmeton euronews.

Zyra e statistikave ka shtuar se rreth 115 mijë vdekje të njerëzve me koronavirus janë në dy vitet e fundit, ndërsa masat paraprake të lidhura me pandeminë mund të kenë reduktuar vdekjet nga sëmundje të tjera.

Ndryshe, Gjermania ka një popullsi prej 83 milionë banorësh.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika