Juric pranë dorëheqjes, skuadra e bindi të qëndronte

I gatshëm për të dhënë dorëheqjen dhe për të ndërprerë aventurën e tij me Torinos, lojtarët e ekipit e kishin bindur Juric që të qëndronte

Një diskutim i dhunshëm mes drejtorit sportiv dhe trajnerit të Torinos që ka ndodhur para ca ditëve para një Hoteli ku qëndronin edhe lojtarët, e ka dëmtuar edhe ekipin.

Trajneri Juric në fakt ishte një hap larg dorëheqjes.

Ai i kishte thënë skuadrës se donte të largohej.

“Unë them mjaft, kështu që nuk mund të vazhdojmë, jam ngopur… këtë herë vërtet jap dorëheqjen”, u kishte rrëfyer trajneri djemve.

I gatshëm për të dhënë dorëheqjen dhe për të ndërprerë aventurën e tij me Torinos, lojtarët e ekipit e kishin bindur për qëndrimin e tij.

Sipas Sportmediaset, lojtarët ishin drejtuar nga trajneri,” Ju lutem zotëri, mos e bëni këtë, as mos e mendoni, mos na lini, si mund të bëjmë pa ty?”.

Juric pas kësaj kishte vendosur për qëndrimin e tij të mëtutjeshëm në ekip si trajner i Torinos.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika